Angela Merkel reagoi ashpër për mbylljen e llogarisë së Donald Trump në Twitter.
Ajo e cilësoi si “problematik“ vendimin e Twitter ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Sipas zëdhënësit të saj, Steffen Seibert, “mund të ndërhyhet në lirinë e të shprehurit, por vetëm në bazë të kufizimeve të dhëna nga legjislatori, dhe jo me një vendim të menaxherëve të kompanisë.
Kjo është arsyeja pse kancelarja e cilëson si problematik vendimin për të mbyllur në mënyrë definitive profilin e presidentit amerikan”.
Mendimi i Merkel pason atë të ministrit francez të Ekonomisë, Bruno La Maire, i cili kishte kritikuar vendimin e Twitter sepse “më skandalizon fakti që rregulloren e gjigantëve digjitalë ta bëj vetë oligarkia digjitale, që është një nga rreziqet më të mëdha për shtetet dhe demokracitë”.
Twitter vendosi të mbyllë profilin e Donald Trump të premten, duke e akuzuar atë për një seri shkeljesh, që më së shumti kanë të bëjnë me lajme të rreme, dhe së fundmi për thirrjet e tij të cilësuara si të dhunshme.
11/01/2021 07:37 PM
11/01/2021 09:12 AM
11/01/2021 03:42 PM
11/01/2021 09:10 PM
11/01/2021 08:50 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë