Mikrosoft njofton sulmin e hakerave rusë - Përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje - Android

Get it on Google Play

Mikrosoft njofton sulmin e hakerave rusë - Përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje - Android

Firma Mikrosoft njofton se hakerë që kanë lidhje me qeverinë e Rusisë u përpoqën të sulmojnë faqet e internetit të dy institucioneve konnservatore amerikane, një shenjë se ata po i shtojnë përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit. Kompania Microsoft tha se i pengoi përpjekjet javën e kaluar duke marrë kontrollin e siteve që […]

Firma Mikrosoft njofton se hakerë që kanë lidhje me qeverinë e Rusisë u përpoqën të sulmojnë faqet e internetit të dy institucioneve konnservatore amerikane, një shenjë se ata po i shtojnë përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit.

Kompania Microsoft tha se i pengoi përpjekjet javën e kaluar duke marrë kontrollin e siteve që hakerët kishin vënë në shënjestër me synimin për të imituar faqet e internetit të Institutit Ndërkombëtar Republikan dhe Institutit Hudson.

Hakerët i ridrejtonin përdoruesit në adresa të rreme, ku pastaj u kërkohej të fusnin emrin dhe fjalëkalimin.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar rreth këtij rasti. Kremlini i ka hedhur poshtë rregullisht akuzat se përdor hakerat për të ndikuar në zgjedhjet dhe opinionin politik amerikan.

Moska thotë se akuza të tilla janë pjesë e një fushate anti-ruse për të justifikuar sanksione të reja kundër Rusisë.

21/08/2018 03:35 PM