Telefonat e vegjël të dizajnuar për t’u kontrabanduar në burgje duhet të dalin nga tregjet ka deklaruar në institutin qendrore të Londrës sekretari i drejtësisë.
Të dënuarit i blejnë këto pajisje dhe falë madhësisë, telefonat celularë nuk kapen nga policët pasi skenarët e sigurisë nuk arrijnë ti dallojnë e në këtë mënyrë thyhen dhe rregullat e burgjeve.
Vetëm në vitin 2016 u kapën rreth 20.000 telefona të paligjshëm nga rojet e burgjeve
David Lidington deklaroi se gjetja e këtyre telefonave është tepër e lehtë pasi ato shiten dhe në faqet e blerjeve online,dhe heqja e tyre nga tregu duhet te jetë e menjëhershme pasi nëpërmjet tyre shumë kriminelë vazhdojnë të drejtojnë perandorinë e tyre të krimit.
Lidington hedh dyshime se shume vrasje caktohen dhe nga burgjet nëpërmjet këtyre pajisjeve të vogla.
Deklaratat e sekretarit të drejtësisë e aprovoi dhe ministri i Burgjeve i cili u shpreh se sipas të dhënave rreth 6.500 kriminelë vazhdojnë të mbajnë lidhje me jashtë duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal.
26/12/2017 02:39 PM
26/12/2017 08:05 AM
26/12/2017 11:00 PM
26/12/2017 09:19 AM
26/12/2017 07:55 PM
26/12/2017 08:05 AM
26/12/2017 07:32 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë