Sipas disa të dhënave të publikuara nga Idra Media, TCH dhe TV Klan janë televizionet me xhiron vjetore më të lartë nga mediat e vendit.
Top Channel ka një xhiro të deklaruar prej 1.6 miliardë lekësh (rreth 12 mln euro), me një rënie prej 3% në 2016-n.
Numri i sekondave reklamë të transmetuara në 2016 ishte pothuajse i njëjtë me një vit më parë, rreth 3.8 milionë sekonda në total, sipas të dhënave nga Idra Media.
Fitimet kanë rënë me shpejtësi në periudhën 2014-2016.
Në vitin 2016, ato ishin vetëm 11 milionë lekë (normë fitimi më pak se 1%), nga rreth 141 milionë lekë në 2013-n, që ishte viti më i mirë i këtij televizioni, si në drejtim të të ardhurave, ashtu dhe të fitimeve.
Kurse TV Klan ka një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë lekësh në 2016-n (gati 9 milionë euro), me një rritje prej 16% në raport me një vit më parë, duke vijuar zgjerimin e shpejtë për të dytin vit radhazi.
Edhe koha e reklamave të transmetuara u rrit, me 4.3 milionë sekonda në 2016-n, 21% më shumë se një vit më parë.
Për herë të parë në vitin 2016, Klan transmetoi më shumë sekonda reklamë sesa Top Channel.
Fitimi para taksave arriti në 292 milionë lekë në 2016-n, më shumë sesa dyfishi në raport me një vit më parë dhe një normë kthimi (fitime para taksave/të ardhurat) prej 25%, duke u renditur ndër kompanitë më fitimprurëse në vend.
10/02/2018 03:47 PM
10/02/2018 10:19 PM
10/02/2018 02:37 PM
10/02/2018 07:58 PM
10/02/2018 10:14 AM
10/02/2018 04:01 PM
10/02/2018 04:08 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë