Steve Mann njihet si krijuesi i parë i orës së mençur që e prezantoi para publikut në vitin 2000. Një orë e krijuar me sistem Linux, u konsiderua si veshja e parë kompjuterike. 19 vite më vonë, teknologjia e orave të mençura është bërë një aksesor i nevojshëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Telekom Albania ka sjellë ekskluzivisht në treg orën MyKid Junior që është versioni më i mençur i orave për fëmijë, me teknologji të përshtatur enkas për ta. Ndryshe nga gjenerata e mëparshme e orës My Kid, MyKid Junior ofron thirrje me video si edhe shumë mundësi të tjera për argëtim.
Kjo orë ka kamera për foto dhe video, sensor lëvizjeje për të matur ecjen, emoji, thirrje zanore dhe plot lojëra për të zgjedhur. MyKid Junior është praktikisht një celular i lidhur në dorë dhe i mbikqyrur nga prindi. Është zgjidhja më e mirë nëse fëmija ka aktivitet larg shtëpisë sepse prindërit ose kujdestarët mund të jenë në dijeni gjatë të gjithë kohës për vendndodhjen apo për personat me të cilët fëmija komunikon.
MyKid Junior i jep mundësi fëmijëve të zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore duke u ndjerë të sigurtë që ora do t’i mbajë në kontakt me prindin sa herë të kenë nevojë.
Gjithashtu, për të mos kufizuar imagjinatën, gjenerata e re MyKid Junior ofron më shumë mundësi kombinimi në ngjyra.
Kjo orë gjendet në të gjitha dyqanet e Telekom Albania ose në faqen online, ku mund të përfitoni edhe 5% ulje në blerje. Ndërsa nëse zgjidhni planin tarifor me kontratë, orën e përfitoni me 84% zbritje
01/08/2019 07:00 AM
01/08/2019 11:35 AM
01/08/2019 02:35 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë