Pas shumë dështimeve për të siguruar praninë e tyre në sallën e gjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar seancën e radhës ndaj katër deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Kjo seancë është caktuar të mbahet, të premten, më 1 dhjetor.