Kullat e Jasharëve po rrezikohen të shemben. Gjendja e këtyre kullave është duke u rënduar secilën ditë, pasi janë lënë pa investime në to, qysh nga paslufta kur janë mbështjellë vetëm me disa rrethoja metalike, që mundësojnë të shihen edhe nga brenda objektet e djegura në luftën e fundit. Ndërkohë, gjatë 19 vjetëve të pasluftës, afër 9 milionë euro janë investuar në të gjithë kompleksin memorial