NASA gati për të dërguar Rosie-n me mision në hapësirë - Android

Get it on Google Play

NASA gati për të dërguar Rosie-n me mision në hapësirë - Android

Kompania aeronautike amerikane “Boeing” do të lëshojë sot nga Florida, kapsulën e tij të re “Starliner” për një mision tetëditor në hapësirë. Nëse misioni del me sukses, NASA mund ta përdorë atë për astronautët e saj duke filluar nga viti i ardhshëm, pas nëntë vitesh ndërprerjeje të fluturimeve të lëshuara nga SHBA. Në këtë provë, […]

Kompania aeronautike amerikane “Boeing” do të lëshojë sot nga Florida, kapsulën e tij të re “Starliner” për një mision tetëditor në hapësirë.

Nëse misioni del me sukses, NASA mund ta përdorë atë për astronautët e saj duke filluar nga viti i ardhshëm, pas nëntë vitesh ndërprerjeje të fluturimeve të lëshuara nga SHBA.

Në këtë provë, përcaktuese e reputacionit të Boeing dhe krenarisë kombëtare amerikane, “Starliner” do të ketë si pasagjer të vetëm një manekin të pagëzuar me emrin Rosie, për nder të “Rozi perçinapunueses”, punëtores me muskuj të fryrë, symbol i grave të angazhuara në luftë.

NASA nuk ka më mjete transporti për astronautët e saj, që prej tërheqjes së anijeve të saj hapësinore në vitin 2011, pas 30 vitesh shërbim.

Gjatë presidencës së Barack Obama-s, agjencia hapësinore ka nënshkruar kontrata miliarda dollarëshe me “Boeing” dhe “SpaceX”, që këto të fundit të ndërtojnë kapsula të prodhuara në SHBA.

Pas dy vitesh vonesë, programi më në fund është realizuar dhe miratimi i mjetit varet vetëm nga testet e fundit pa pilot.

20/12/2019 12:04 PM