NASA lëshon satelitin në kërkim të eksoplaneteve - Android

Get it on Google Play

NASA lëshon satelitin në kërkim të eksoplaneteve - Android

NASA lëshoi dje në hapësirë një satelit, me vlerë 337 milionë dollarë, i projektuar për të kërkuar planete me përmasa të ngjashme me Tokën dhe te të cilët mund të ketë jetë. “Transiting Exoplanet Survey Satellite” (TESS) u dërgua në hapësirë në orën 18:51 (22:51 GMT) nga një raketë ”Falcon 9” e kompanisë amerikane ”SpaceX” […]

NASA lëshoi dje në hapësirë një satelit, me vlerë 337 milionë dollarë, i projektuar për të kërkuar planete me përmasa të ngjashme me Tokën dhe te të cilët mund të ketë jetë.

“Transiting Exoplanet Survey Satellite” (TESS) u dërgua në hapësirë në orën 18:51 (22:51 GMT) nga një raketë ”Falcon 9” e kompanisë amerikane ”SpaceX” që nga Cap Canaveral, në Florida, raporton ata.

Me një kosto prej 337 milionë dollarësh, kjo pajisje do të ketë për mision skanimin e yjeve më pranë Tokës dhe më të ndritshëm, në kërkim të eksoplaneteve në orbitën e tyre.

Ashtu si ”Kepler”, sateliti i parë i lëshuar në vitin 2009 nga agjencia hapësinore amerikane, TESS përdor metodën e tranzitit që detekton planetet kur ato kalojnë para yllit të tyre dhe zbehin gjithashtu dritën e tyre.

19/04/2018 08:46 AM