Astrofizikanti me famë botërore, Stephen Hawking, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i familjes së tij.
Hawking ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kembrixh.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se babai ynë ka ndërruar jetë”, bënë të ditur fëmijët e shkencëtarit: Lucy, Robert e Tim.
“Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna e të cilit do të jetojë për vite të tëra.
Kuraja dhe humori i tij do ta frymëzojnë botën për shumë kohë”, shprehen ata nëpërmjet zëdhënësit.
Hawking vuante nga skleroza laterale e atrofizuar, sëmundje që e ka detyruar të qëndrojë në një karrige me rrota përgjatë pjesës më të madhe të jetës.
Ai është diagnostikuar me SLA në moshën 21-vjeçare.
Profesor në Universitetin e Kembrixhit, Hawking ishte i pari që hodhi idenë e vrimave të zeza që lëshojnë rrezatim.
Teoria e tij shpjegonse vrimat e zeza kanë ekzistuar në dimensione të vogla që në kohën e Big Bangut.
Libri i tij “Nga Big Bangu te vrimat e zeza, një histori e shkurtër në kohë”, i publikuar në vitin 1988, i dha famë botërore, me 10 milionë kopje të shitura në 40 gjuhë të botës.(TemA TV)
14/03/2018 08:13 AM
14/03/2018 11:17 PM
14/03/2018 08:05 AM
14/03/2018 08:02 AM
14/03/2018 10:36 PM
14/03/2018 11:03 AM
14/03/2018 09:14 AM
14/03/2018 09:43 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë