Nga ditari i një nomadi digjital - Android

Get it on Google Play

Nga ditari i një nomadi digjital - Android

Nëse je sadopak si unë, nuk qëndron dot gjatë në një vend. Kërkon gjatë gjithë kohës të eksplorosh qytete të ndryshme dhe destinacione të reja. Me pak fjalë, jeton për të udhëtuar! Por, një stil i tillë jetese nuk mund të përballohet pa të ardhura të rregullta, ndaj laptopi dhe celulari im janë dhe zyra […]

Nëse je sadopak si unë, nuk qëndron dot gjatë në një vend. Kërkon gjatë gjithë kohës të eksplorosh qytete të ndryshme dhe destinacione të reja. Me pak fjalë, jeton për të udhëtuar! Por, një stil i tillë jetese nuk mund të përballohet pa të ardhura të rregullta, ndaj laptopi dhe celulari im janë dhe zyra ime. Nëse ndien që rëra e bardhë dhe deti i kaltër të thërrasin, atëherë brenda teje fle dëshira për të qenë një nomad digjital si unë.

Me zhvillimin e jashtëzakonshëm të teknologjisë gjatë dekadës së fundit, gjithmonë e më shumë njerëz kanë braktisur karriget e zyrës për të punuar në ajër të pastër. Llojet e punëve që mund të bësh janë të ndryshme, që nga strategji digjitale marketingu e deri te dizajni grafik, por dhe shumë mundësi të tjera tashmë janë të aksesueshme për këdo që kërkon të eksplorojë jashtë rutinës së përditshmërisë.

Kjo ka qenë zgjedhja ime prej tashmë disa vitesh, dhe falë saj kam arritur të jetoj midis kulturave të ndryshme, të shoh botën në mënyrë tërësisht unike dhe ta kem çdo ditë një aventurë të re. E tillë ishte dhe ardhja në Shqipëri. Një vend plot me jetë, energji, kulturë e traditë që mund të tejkalohet vetëm nga natyra që të lë pa frymë. Nuk mu deshën shumë ditë pas zbritjes në Tiranë për të kuptuar që doja të shihja çdo cep të Shqipërisë!

Malet e larta dhe plazhet ekzotike iu shtuan listës së mrekullive që kam patur fatin të shoh gjatë jetës si nomad digjital. Në Shqipëri të presin me një buzëqeshje kudo. Në çdo vend ke muze, kështjella, gatime të shijshme dhe aktivitete të ndryshme, ku mund të bëhesh pjesë lehtë dhe madje pa pagesë.

Por, shqetësimi im i vetëm mbetej nëse do gjeja internet të mjaftueshëm për të dorëzuar punët në kohë. Jo gjithmonë kam mundësi të ulem në një kafene [jeta në udhëtim të kushtëzon nga buxheti] dhe jo çdo vend në Shqipëri ka akses në internet. Të paktën kështu mendoja. Fatmirësisht, një kompani telefonike kishte krijuar hotspot-e me Wi-Fi në qendrat më të rëndësishme të qyteteve.

Mjaftoi të blija një kartë ALBtelecom dhe kudo ndodhesha, mund të lidhesha me ALBtelecom Wi-Fi dhe të vazhdoja punën time si zakonisht. Të njëjtën mundësi mund ta shfrytëzonin edhe gjithë të tjerët që dëshirojnë të përdorin numrin e tyre. Këtyre të fundit u nevojitej të blinin një kupon vetëm për 200 lekë dhe të vazhdonin të lundronin të qetë në internet.

Përveç komoditetit të internetit pa pagesë, shijoja dhe lirinë e punës në ambient të hapur. E mira e kësaj ishte që mund ta gjeja kudo! Edhe në vendet më të vogla ku nuk kisha menduar kurrë se do kishin dëgjuar për valë interneti.

Ndaj, kudo që shkoja menjëherë informohesha se ku ndodhej sheshi ku ishte vendosur internet nga ALBtelecom dhe nisja punën krahas eksplorimit. Nuk ngurova t’i tregoj të rinjve vendas për punën time, për të mirat dhe rreziqet e saj, dhe i nxisja të provonin mënyra të reja alternative për të fituar të ardhura, pa qenë të detyruar të jesh në zyrë nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites.

Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri bëra shumë miq të rinj, pashë vende të mrekullueshme dhe ndava çdo eksperiencë në rrjetet sociale, po aq sa nuk lashë në asnjë moment profesionin dhe punën time pas dore. Në ditën që erdha në një shtet të vogël e të panjohur, gjeta mundësi dhe zhvillim të paimagjinuar për të jetuar pa asnjë ndryshim nga çdo vajzë apo djalë që kam njohur në vendet e tjera të Evropës.

11/08/2018 08:00 AM