Ngrohja e oqeaneve, njësoj sikur të shpërthente një bombë atomike çdo sekondë - Android

Get it on Google Play

Ngrohja e oqeaneve, njësoj sikur të shpërthente një bombë atomike çdo sekondë - Android

Ngrohja globale në 150 vitet e fundit ka pasur te oqeanet të njëjtin efekt sikur të kishte shpërthyer çdo sekondë një bombë atomike si ajo e Hiroshimës.  Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, i publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Më shumë se 90% e […]

Ngrohja globale në 150 vitet e fundit ka pasur te oqeanet të njëjtin efekt sikur të kishte shpërthyer çdo sekondë një bombë atomike si ajo e Hiroshimës. 

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, i publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Më shumë se 90% e nxehtësisë së shkaktuar nga lëshimi i gazeve serrë mbi Tokë është përthithur nga detet.

Kjo sasi e madhe energjie provokon shkrirjen e akujve, me pasojë ngritjnen e nivelit të ujit dhe i bën uraganet më të fuqishme dhe më shkatërruese.

Studimi i Universitetit të Oksfordit ka marrë në konsideratë të dhënat e temperaturave të oqeaneve që nga viti 1871 e deri sot.

Ngrohja e deteve dhe oqeaneve është përshpejtuar në dekadat e fundit, për shkak të shtimit të sasisë së gazeve serrë, që kemi lëshuar në atmosferë.

Një rritje e tillë sot është e barabartë me 6 bomba atomike si ajo në Hiroshima në sekondë.

Nxehtësia që kanë përthithur detet në 150 vitet e fundit është sa rreth 1 000-fishi i energjisë që përdor e gjithë popullsia e globit në një vit. (TemA TV)

09/01/2019 12:59 PM