Një shtetase greke i blen televizionin Aleksandër Frangajt - Android

Get it on Google Play

Një shtetase greke i blen televizionin Aleksandër Frangajt - Android

Aleksandër Frangaj shet aksionet në televizionin informativ ABC News. Mësohet se Frangaj, i cili është edhe aksioneri kryesor ka shitur aksionet kundrejt shumës 600 mijë euro. Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ABC News tashmë i përket kompanisë A.B.C. MANAGEMENT. Kjo kompani rezulton e panjohur në Shqipëri, ndërsa pronare e saj […]

Aleksandër Frangaj shet aksionet në televizionin informativ ABC News.

Mësohet se Frangaj, i cili është edhe aksioneri kryesor ka shitur aksionet kundrejt shumës 600 mijë euro.

Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ABC News tashmë i përket kompanisë A.B.C. MANAGEMENT.

Kjo kompani rezulton e panjohur në Shqipëri, ndërsa pronare e saj është shtetasja greke Efthymia Gkouma.

Sipas kontratës së shitjes, blerësi përveç vlerës së akisoneve duhet të paguajë edhe rreth 1.4 milionë euro të tjera për detyrime të ndryshme që televizioni Abc Nees ka pasur ndaj furnitorëve ose detyrime qiraje.

ABC News është një media që u hap disa vite më parë pasi Frangaj shiti televizionin ORA News tek biznesmeni Ylli Ndroqi.

05/09/2019 03:44 PM