Një raketë ”SpaceX” shpërthen gjatë uljes - Android

Get it on Google Play

Një raketë ”SpaceX” shpërthen gjatë uljes - Android

Një raketë ”SpaceX” shpërtheu gjatë uljes pas një fluturimi provë, pasi fitoi shumë shpejtësi gjatë rënies. ”Për shkak të një problemi me sistemin e energjisë, shpejtësia e raketës pa pilot gjatë afrimit të uljes ishte shumë e lartë”, shkroi themeluesi i SpaceX Elon Musk në Twitter. Ai tha se ishte i kënaqur megjithë uljen ”e […]

Një raketë ”SpaceX” shpërtheu gjatë uljes pas një fluturimi provë, pasi fitoi shumë shpejtësi gjatë rënies.

”Për shkak të një problemi me sistemin e energjisë, shpejtësia e raketës pa pilot gjatë afrimit të uljes ishte shumë e lartë”, shkroi themeluesi i SpaceX Elon Musk në Twitter.

Ai tha se ishte i kënaqur megjithë uljen ”e zjarrtë” duke shtuar se ”morëm të gjitha të dhënat që na duheshin”.

Të martën, një përpjekje lëshimi u ndërpre vetëm 1,3 sekonda para fillimit të planifikuar për shkak të një problemi të motorit.

Në provat e mëparshme, prototipat kishin nisur vetëm në një lartësi prej rreth 150 metrash.

Qëllimi i eksperimenteve është testimi i elementeve individuale të raketës së re.

Sipas planeve të shefit të ”SpaceX” Elon Musk, ”Starship” një ditë do të transportojë mallra dhe njerëz në Hënë dhe Mars.

10/12/2020 02:57 PM