Një robot në “Times Square” për koronavirusin - Android

Get it on Google Play

Një robot në “Times Square” për koronavirusin - Android

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët për rrezikun e koronavirusit me anë të teknologjisë. Autoritetet në Nju Jork kanë vendosur një robot në sheshin “Times Square” për të informuar publikun për simptomat dhe për mënyrën e parandalimit të përhapjes së virusit vdekjeprurës. Kalimtarë kureshtarë ndalojnë dhe plotësojnë një pyetësor në një tablet […]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët për rrezikun e koronavirusit me anë të teknologjisë.

Autoritetet në Nju Jork kanë vendosur një robot në sheshin “Times Square” për të informuar publikun për simptomat dhe për mënyrën e parandalimit të përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Kalimtarë kureshtarë ndalojnë dhe plotësojnë një pyetësor në një tablet dhe madje bashkëbisedojnë me robotin.

“Kjo është diçka shumë e zgjuar”, thotë një turiste nga Londra. “Prombot” është krijuar nga një kompani në Filadelfia, që drejtohet nga grup shtetasish Rusë.

Ata theksojnë se kanë zhvilluar një program special që mundëson evidentimin e simptomave të koronavirusit të rrezikshëm.

 

12/02/2020 03:21 PM