Nokia prodhon telefonin misterioz me emërtimin “X” - Android

Get it on Google Play

Nokia prodhon telefonin misterioz me emërtimin “X” - Android

Pas publikimit të disa telefonave të rinj në panairin MWC 2018, përfshirë Nokia 6 (2018) dhe Nokia 8 Sirocco, HMD Global po përgatit publikimin edhe të një modeli të ri, i cili do të ketë emrin Nokia X. Pritet që telefoni i ri do të prezantohet më 27 prill në Kinë. Nokia X do të […]

Pas publikimit të disa telefonave të rinj në panairin MWC 2018, përfshirë Nokia 6 (2018) dhe Nokia 8 Sirocco, HMD Global po përgatit publikimin edhe të një modeli të ri, i cili do të ketë emrin Nokia X.

Pritet që telefoni i ri do të prezantohet më 27 prill në Kinë.

Nokia X do të ketë 4GB ose 6GB RAM, procesor Qualcomm Snapdragon ose MediaTek dhe do të jetë i dedikuar për segmentin e mesëm të tregut.

Tash për tash nuk dihet nëse Nokia X do të jetë i dedikuar për tregun global, apo do të prezantohet vetëm në Azi.

Nokia X nuk do të ketë lidhje me modelet e vjetra dhe metët të shihet se çfarë çmimi do të ketë.

16/04/2018 11:45 AM