Partia e dytë në Kosovë, PDK-ja tashmë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme. Kryetari aktual, Kadri Veseli, nuk do te jetë i vetmi në garë. Epoka kur ai u zgjodh kryetar pa asnjë votë kundër duket se ka marrë fund. Kadri Veseli do të përballet edhe me emra të tjerë, këtë e ka paralajmëruar nënkryetari i kësaj partie Rexhep Hoti. Nuk dihet nëse garës për Shef të PDK-së do t’i hyjë Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi apo ndonjë zyrtarë tjetër.