Nëna nga Gjakova i mbijetoi operacionit 7-orësh në QKUK, por humbi binjakët - Android

Get it on Google Play

Nëna nga Gjakova i mbijetoi operacionit 7-orësh në QKUK, por humbi binjakët - Android

Muaji dhjetor mund të ketë qenë fatal për 37-vjeçaren nga Komuna e Gjakovës, Arlinda Himaj. Në javën e 25-të të shtatzënisë me binjakë, asaj i janë paraqitur komplikime, duke e çuar kështu në një gjendje shoku, si pasojë e gjakderdhjes së madhe. Për ta mbajtur Arlindën në jetë, mjekët e QKUK-së punuan më shumë se shtatë orë në sallën e operimit. U deshën më shumë se 20 doza gjaku, që nëna nga Gjakova të mundë t’i mbijetojë operacionit. Por, për fat të keq ajo gjatë operimit humbi dy foshnjat.

18/12/2017 02:45 PM