Një metodë e re dhe çuditërisht e thjeshtë ka prekur shfletuesin celular Google Chrome, duke u maskuar si disa nga faqet më të besuara të përdoruesve.
Sipas developerit Jim Fisher, i cili postoi në lidhje me shfrytëzimin në blogun e tij personal, pohoi se hakerët mund të përdorin një miksim të kodimit dhe “screenshot”-a për t’i mashtruar viktimat në heqjen dorë nga të dhënat e tyre private.
Lëshimi, synon që përdoruesit nga radhët e Android të shfletuesit Chrome po përdorë një shirit të rremë adresash që jo vetëm që tregon emrin e një faqeje të ligjshme, por edhe një simbol SSL, i cili përdoret për të verifikuar vërtetësinë e sigurisë së një faqeje.
Kur përdoruesit rrëshqasin shiritin në Google Chrome në Android, shiriti i adresës që gjendet në krye të faqes automatikisht zhduket.
Normalisht, kur përdoruesit rikthehen përsëri, shiriti do të rishfaqet, por Fisher ka demonstruar në një video se si të mos bini pre e këtyre mashtrimeve. /Lajmi.net/
30/04/2019 01:03 PM
30/04/2019 04:49 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë