Numri i madh i veteranëve nuk është problem, vlerëson Agim Çeku, duke iu përgjigjur akuzave që po i bëhen në drejtim të tij, për fryrje të listave. Por për të, keqpërdorues janë ata veteranë që synojnë të përfitojnë nga këto pensione, ani pse të njëjtët janë të punësuar dhe tentojnë të marrin pagë nga buxheti. Çeku, pranon për Express se numri i atyre që kanë qenë pjesë e luftës, ka dal më i madh se që është pritur, por sqaron se statusin nuk ia ka nënshkruar ai, por këtë, thotë se e kanë bërë, komandantët e tyre. Madje Çeku, hedh akuza në drejtim të qeverisë së kaluar për siç tha ai, lehtësimet që janë krijuar në aplikime. Muaj më parë, Prokuroria ka nis hetimet për të hetuar nëse janë bërë mashtrime me këto lista.