Institucionet publike shëndetësore, në Kosovë që nga pas lufta nuk kanë arritur që 100 për qind ta bëjnë furnizimin me barna nga Lista Esenciale. Me mungesa të ilaçeve, pacientët kosovarë ballafaqohen çdo ditë. Madje në QKUK e në spitalet tjera rajonale shpeshherë mungojnë edhe penjtë e dorezat për operime. Megjithëkëtë, sipas zyrtarëve të SHSKUK’së, furnizimi me barna në spitalet tona është stabil. Furnizimin me barna esenciale spitalet aktualisht e kanë mbi 60 për qind, ndërkohë që me material shpenzues, furnizimi arrin deri në 50 për qind në të gjitha institucionet publike të kujdesit dytësor dhe tretësor.