Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është ankuar se është ndryshuar traseja e rrugës së planifikuar për t'u ndërtuar që shkon nga Gollaku në Gjilan. Gjithçka, sipas tij ka ndodhur, kur ai ishte i angazhuar me udhëtime jashtë vendit. Pacolli thotë se kjo rrugë për të është aq e rëndësishme për të pasi ka qenë edhe pjesë e dakordimit me kryeministrin kur është formuar Qeveria. Pacolli i kërkon Haradinajt që të marrë masa urgjente që të mos ndryshojë asgjë.