Partitë u gjobitën me qindra-mijëra euro nga PZAP-i, por me zor po i paguajnë ato - Android

Get it on Google Play

Partitë u gjobitën me qindra-mijëra euro nga PZAP-i, por me zor po i paguajnë ato - Android

Të gjitha partitë politike që shkelën Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës elektorale në raundin e parë dhe të dytë, u dënuan me 257.350 euro në total nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP-i ka shpërndarë gjoba në vlerë prej 219.450 eurove në raundin e parë, ndërsa 37.900 euro në raundin e dytë. Sipas statistikave, LDK-ja zë vendin e parë me mbi 70 mijë euro gjobë, të cilën nuk e ka paguar ende. Pas saj radhitet PDK-ja me 26 mijë euro gjobë nga e cila ka pagur vetëm 1,350 euro. Më pas radhitet VV-ja me gjobë prej 23 mijë e 100 eurosh, të cilën e ka paguar në tërësi.

05/12/2017 02:34 PM