Pas skandalit me të dhënat e përdoruesve të “Facebook”, mbyllet “Cambridge Analytica” - Android

Get it on Google Play

Pas skandalit me të dhënat e përdoruesve të “Facebook”, mbyllet “Cambridge Analytica” - Android

“Cambridge Analytica”, e cila ishte në epiqendër të skandalit të të dhënave në rrejtin social “Facebook”, do të mbyllet. Firma e konsulencës u akuzua për përdorim të paligjshëm të të dhënave në emër të klientëve politikanë. Sipas rrjetit më të famshëm social, Facebook, të dhënat e rreth 87 milionë përdoruesve të tij u vodhën nga një aplikacion […]

“Cambridge Analytica”, e cila ishte në epiqendër të skandalit të të dhënave në rrejtin social “Facebook”, do të mbyllet.

Firma e konsulencës u akuzua për përdorim të paligjshëm të të dhënave në emër të klientëve politikanë.

Sipas rrjetit më të famshëm social, Facebook, të dhënat e rreth 87 milionë përdoruesve të tij u vodhën nga një aplikacion e më pas i kaloheshin konsulentëve politikë.

Por sipas BBC, rrjeti social tha se hetimi i tij në këtë çështje do të vazhdonte. Kjo nuk ndryshon angazhimin dhe vendosmërinë tonë për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më. Ne po vazhdojmë me hetimin tonë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse” tha një zëdhënës.

Ndërsa zëdhënësi i “Cambridge Analytica”-s, Clarence Mitchell, ka reaguar pas interesimit të BBC-së i referoi medias britanike faqen zyrtare të firmës, ku njoftohej mbyllja.

“Gjatë muajve të fundit, “Cambridge Analytica” ka qenë subjekt i akuzave të panumërta e të pabazuara, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë për të korrektuar gjetjet, është përgojuar për disa aktivitete që jo vetëm janë të ligjshme, por pranohen gjerësisht si një përbërës standard i reklamimit online, në fushat politike dhe tregtare”, thuhet në deklaratë.

“Pavarësisht besimit të palëkundur të Cambridge Analytica, se punonjësit e saj kanë vepruar në respekt të etikës dhe ligjit, mbulimi mediatik që iu bë asaj ka larguar pothuajse të gjithë klientët dhe furnitorët e kompanisë. Për pasojë, kemi ardhur në konkluzionin se vazhdimi i operimit të këtij biznesi nuk është më i mundur”, thuhet në këtë reagim.

Deklarata shtonte më tej se grupi britanik “Strategic Communication Laboratories Elections” po fillonte procedurat e falimentit.

Shefi ekzekutiv i Cambridge Analytica, Alexander Nix u pezullua në mars pasi u regjistrua fshehurazi nga Channel 4 News.

Në videon ai sugjeroi se firma me bazë në Londër kishte ndihmuar në drejtimin e fushatës zgjedhore të Donald Trump. Ai gjithashtu tregoi mënyra të hollësishme se mund të diskreditojë politikanët e tjerë, përfshirë dërgimin e “vajzave në shtëpinë e kandidatit”.

Cambridge Analytica më pas tha se kishte licencuar vetëm 30 milionë regjistrime që u përkisnin shtetasve amerikanë nga krijuesi i aplikacionit për grumbullimin e të dhënave Dr. Aleksandr Kogan dhe se ato nuk ishin përdorur në Zgjedhjet Presidenciale të SHBA.

Firma shtoi se kishte fshirë të gjithë informacionin, pavarësisht pretendimeve të kundërta nga të tjerët.

Në dëshminë e Kongresit për skandalin, Zuckerberg kishte thënë se detajet e tij personale ishin ndër ato që ishin përdorur.(TemA TV)

How was Facebook users' data misused?

03/05/2018 07:21 AM