Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafik, Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore që dalin nga Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë, t’u përshtaten kushteve të rrugës, si dhe të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes. Ky apel i Policisë vjen duke iu referuar gjendjes së përgjithshme në trafikun rrugor ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 2 aksidente të rënda, të cilat kanë rezultuar me pasoja fatale, me ç'rast tre persona kanë humbur jetën.