Planet Up Business nga Telekom Albania, mbështetje për biznesin e vogël - Android

Get it on Google Play

Planet Up Business nga Telekom Albania, mbështetje për biznesin e vogël - Android

Ngjarjet e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit 2019, kanë ndryshuar realitetin tonë. Në këtë kohë, ku mënyra e të punuarit, studiuarit dhe jetesës në përgjithësi ka marrë një tjetër dimension si pasojë e pandemisë, kompanitë e telekomunikacionit duhet të jenë mbështetje për të gjithë popullsinë dhe sidomos bizneset vendase. Komunikimi në distancë është […]

Ngjarjet e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit 2019, kanë ndryshuar realitetin tonë. Në këtë kohë, ku mënyra e të punuarit, studiuarit dhe jetesës në përgjithësi ka marrë një tjetër dimension si pasojë e pandemisë, kompanitë e telekomunikacionit duhet të jenë mbështetje për të gjithë popullsinë dhe sidomos bizneset vendase. Komunikimi në distancë është bërë kryefjala e ditës. 

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve po vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, gjithashtu dhe nxënësit vazhdojnë të aplikojnë mësimet online. 

Hapja graduale për kthimin në normalitetin e ri është shoqëruar me vështirësi dhe problematika të theksuara, që nuk kanë prekur vetëm qytetarët, por kanë goditur rëndë dhe ekonominë shqiptare, duke dëmtuar dhe penalizuar një sërë biznesesh.

Bizneset e vogla janë ato që ndoshta e kanë ndjerë më tepër këtë periudhë të vështirë, ndaj dhe komunikimi mes tyre mbetet jetik për funksionim dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Në këtë mënyrë, nevoja për internet është rritur ndjeshëm duke i vendosur kompanitë e telekomunikacionit përpara përgjegjësisë që të jenë suport për këto biznese. 

Telekom Albania është gjithmonë e angazhuar, nëpërmjet paketave dhe ofertave të dedikuara për klientët e saj, që të jetë sa më pranë tyre dhe të sigurojë komunikim cilësor dhe të shpejtë.

Së fundmi, në shenjë solidariteti, Telekom Albania, për të përmbushur kërkesat e bizneseve ka menduar të ofrojë disa paketa krijuar për biznesin e vogël. Më shumë benefite, kosto mujore fikse në fund të muajit dhe komunikim të pandërprerë, me njësi që ripërtërihen. 

Planet Up Business, janë një ide inovative që lehtësojnë zhvillimin e bizneseve duke ju ofruar më tepër internet dhe minuta, kjo në varësi të kërkesës dhe nevojës që ata kanë. Në këtë mënyrë gjithkush mund të përqafojë ofertat dhe të ndjejë lehtësirat që kjo kompani ofron.

27/05/2020 04:22 PM