Platformë për gjurmimin e importeve të ushqimeve të ngrira, të dyshuara për Covid-19 - Android

Get it on Google Play

Platformë për gjurmimin e importeve të ushqimeve të ngrira, të dyshuara për Covid-19 - Android

Kina ka vendosur të nisë nga 1 nëntori një platformë për të gjetur origjinën dhe ndjekur hapat e ushqimit të ngrirë të importuar, midis mishit dhe peshkut, pas zbulimit të Covid-19 në paketimet e ardhura nga jashtë. Ky është versioni i fundit i Pekinit për gjetjen e shkaqeve të shpërthimit të Covid-19, të regjistruara në […]

Kina ka vendosur të nisë nga 1 nëntori një platformë për të gjetur origjinën dhe ndjekur hapat e ushqimit të ngrirë të importuar, midis mishit dhe peshkut, pas zbulimit të Covid-19 në paketimet e ardhura nga jashtë.

Ky është versioni i fundit i Pekinit për gjetjen e shkaqeve të shpërthimit të Covid-19, të regjistruara në kryeqytet dhe së fundmi në Qingdao, Shandong, me dyshimin se ato gjenden te industria e ushqimeve të ngrira.

Nuk është e qartë nëse ky është rasti edhe për Wuhanin, kryeqyteti i Hubeit dhe një qyteti në Kinën Qendrore, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë.

Yang Zhanqiu, zëvendësdrejtori i Departamentit të Biologjisë Patogjene të Universitetit të Wuhanit, vuri në dukje se “është e mundur që prodhimet e detit, të importuara, shkaktuan shpërthimin” në qytet, duke supozuar se produktet e importuara të peshkut ishin në shitje në tregun e Huananit.

“Ne nuk kemi gjetur zinxhir të infeksionit që tregon se virusi ka kaluar nga lakuriqët e natës tek njerëzit”, theksoi Yang për tabloidin ”Global Times”.

29/10/2020 01:34 PM