Tirana Auto Sallon e cila u zhvillua në datat 10 deri 13 tetor kishte si pjesëmarrës edhe kompaninë më të madhe të shitjes së makinave, Porsche Albania.
Në këtë edicion të katërt të Tirana Auto Salon ishin edhe shumë kompani të tjera të markave të ndryshme që operojnë në tregun automotiv shqiptar me të gjithë arsenalin e tyre të modeleve më të reja. Ndryshe nga të tjerët, stenda e Porsche Albania solli tepër inovacion, por nuk kishte asnjë makinë.
“Përfaqësimi në këtë panair, i dedikohej tërësisht teknologjisë dhe dixhitalizimit.
Aplikacioni “Makina Ime” është ajo ç’ka ka bërë ndryshimin në tregun automotiv shqiptar, ashtu si edhe në këtë panair” – deklaroi Drejtoresha e Marketingut dhe PR, Znj. Erilda Hoxha. Deri më tani, ky aplikacion u ka ardhur në ndihmë përdoruesve me nevoja të ndryshme, si: pagesën e parkimit, aplikimin për pjesë këmbimi, llogaritjen e doganës, llogaritjen e kësteve me Porsche Leasing, aksesin me flotën e makinave tona të përdorura informacionet më të reja të industrisë, kontrollin mbi gjobat testin e patentës etj.
Qëllimi i “Makina Ime” është shumë i thjeshtë, vazhdon Znj, Hoxha, “t’i lehtësojë jetën përdoruesve per transport pa asnjë kosto dhe të dixhitalizoje mënyrën e komunikimit duke sjellë të ardhmen tani”. Të gjithë jemi dëshmitarë që të paktën 5 vitet e fundit teknologjia është zhvilluar me ritme tepër të shpejta. Makinat elektrike, drejtimi autonom i makinës, inteligjenca artificiale etj., janë bërë tashmë diçka e zakonshme për të gjithë. Gjithashtu, edhe përdorimi i smartphone nga të gjitha moshat është rritur. Tashmë, jo vetëm të rinjtë janë të lidhur me internetin.
Thuajse gjithçka sot është e disponueshme pas ekraneve, duke na kursyer kohë dhe energji për të kryer detyra të caktuara. Kështu që Porsche Albania, si kompania më prestigjoze në tregun automotiv vendas, nuk mund të rrinte duarkryq. Prej disa vitesh sollëm këtë aplikacion dhe tashmë, prej fillimit të këtij viti, aplikacioni “Makina Ime 2” është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e platformave Android dhe iOS. Për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve dhe nevojave për të zhvilluar më tej biznesin, u investua në 2019 për një version më të avancuar teknikisht, vizualisht, si edhe në përdorim. Vetëm disa muaj më pas, “Makina Ime” vjen më e kompletuar, duke u bërë një “hub” për të gjithë dashamirësit e automobilizmit dhe personave të cilët janë të interesuar për të blerë një makinë të re ose të përdorur.
Tashmë nuk është e rëndësishme vetëm të ofrosh një produkt të duhur për konsumatorët, apo shërbimin e mirë ndaj klientit, por edhe të ecësh me hapin e kohës dhe të jesh lider në inovacion dhe teknologji duke mos ngelur te tradicionalja, por duke bërë diferencën me anë të mendësive ndryshe nga e zakonshmja. Versioni i ri i “Makina Ime” do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në platformat Android dhe iOS.
Këtë eksperiencë dhe prespektivën e Porsche Albania si dhe zhvillimin e tregut nëpërmjet politikave shtetërore në këtë fushe, patëm mundësi ta diskutojmë edhe në forumin e organizuar në këtë panair me perfaqësues të Qeverisë, Ministrin e Mjedisit, Z. Blendi Klosi, esksponentë të DPTRRSH si dhe të Policisë së Shtetit.
21/10/2019 09:06 AM
21/10/2019 04:10 PM
21/10/2019 08:00 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë