Kushdo që është i punësuar në Administratën Shtetërore e që pagën mesatare 449 euro, që nga janari i vitit të ardhëm do të marrë 18 euro më shumë pagë. Kjo pasi Qeveria ka premtuar se bazuar në rritjen ekonomike do të ketë edhe rritje të pagave prej 4 për qind. Nga 449 euro sa është paga mesatare në vitin e ardhshëm do të jetë 466.96 euro me rritjen e pagave që pritet të ndodhë nga Ekzekutivi aktual, shkruan Gazeta Express.