Princi Jarl Alexandre de Basseville i cili prej kohësh përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë, rezulton i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë në Los Angeles të SHBA-së. Madje atij i është ndaluar hyrja përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.