Rrjeti më i madh social, Facebook, po shfaq probleme teknike në funksionim.
Përdoruesit raportojnë se i njëjti problem po ndodh edhe me Instagram dhe aplikacionin Whatsapp, pronë e kompanisë Facebook.
Problemi qëndron në postimet e fotografive në Facebook, të cilat nuk shfaqen.
Po kështu edhe në Whatsapp, përdoruesit kanë hasur vështirësi në dërgimin e fotove, videove dhe mesazheve zanore.
Vështirësi në publikimin e fotografive duket se ka edhe në Instagram, rrjet social që gjithashtu zotërohet nga Facebook. Kompania nuk ka ende një reagim për këto probleme.
03/07/2019 03:48 PM
03/07/2019 10:45 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë