Probleme sigurie me aplikacionin FaceTime, Apple nxiton të rregullojë “përgjimin” - Android

Get it on Google Play

Probleme sigurie me aplikacionin FaceTime, Apple nxiton të rregullojë “përgjimin” - Android

Apple ka pranuar se ka patur një rrjedhje në software-in e saj të FaceTime, që ka lënë hapësira për përgjim, edhe nëse marrësi i thirrjes nuk përgjigjej. Në disa raste, iPhoni i vënë në shënjestër mund të dërgonte video, ndoshta edhe pa dijeninë e marrësit, por kompania tha se ka gjetur tani një zgjidhje dhe […]

Apple ka pranuar se ka patur një rrjedhje në software-in e saj të FaceTime, që ka lënë hapësira për përgjim, edhe nëse marrësi i thirrjes nuk përgjigjej.

Në disa raste, iPhoni i vënë në shënjestër mund të dërgonte video, ndoshta edhe pa dijeninë e marrësit, por kompania tha se ka gjetur tani një zgjidhje dhe ofron një update të shërbimit.

Ndërkohë, kompania duket se e ka çaktivizuar mundësinë që përdoruesit të bëjnë thirrje në grup në Face Time.

Problemi, i zbuluar së pari nga blogu 9to5Mac, duket se ndodh kur të dy përdoruesit përdorin versionin 12.1 të sistemit operativ të Apple, ose më të ri.

Teknika përfshin përdorimin e funksionit të chatit në grup të softuerit, me gjasa duke ngatërruar softuerin dhe duke bërë që të aktivizohet mikrofoni i objektivit, edhe nëse telefonata nuk është pranuar.

Përgjimi përfundon kur telefonata ndërpritet pas shumë zilesh të rëna.

Në një deklaratë, Apple i tha gazetarëve; jemi në dijeni të problemit, e kemi identifikuar tashmë zgjidhjen dhe do të ofrojmë gjatë javës një update për softwerin.

Në median sociale ndërkohë, përdoruesit e shqetësuar, duke përfshirë shefin ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, kanë sugjeruar çaktivizimin e funksionit FaceTime që mund të bëhet përmes menusë settings të aparatit.

Apple gjithashtu kohët e fundit bëri një lojë të madhe me kredencialet e saj të privatësisë në ekspozitën e fundit të teknologjisë CES në Las Vegas.

Kompania nuk mori pjesë, por vendosi një tabelë pranë ngjarjes, duke lexuar: “Çfarë ndodh në iPhone tuaj, qëndron në iPhone“.

29/01/2019 08:22 PM