Ambasadorët e SHBA’së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë e përfaqësuesi i Zyrës së BE’së në Kosovë kishin kërkuar takim me udhëheqësit e vendit, pas nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Por, në qeverinë e Kosovës ata nuk u pritën nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.