Përdoruesit e Samsung Galaxy S10 dhe Galaxy S10 + janë ankuar në forumet e Developerëve të XDA dhe Reddit për një problem, që thonë se po ndikon në pajisje që posedojnë çipin ‘Exynos 9820’, transmeton lajmi.net.
Përdoruesit thonë se problemi shfaqet vetëm pasi përdoruesit të përdorin shërbim VoIP (Voice over Internet Protocol), përkatësisht thirrje, nëpërmjet aplikacioneve si WhatsApp, Facebook Messenger dhe Viber.
Sipas përdoruesve, pas përdorimit të një shërbimi me bazë VoIP për të bërë një thirrje, bateria e pajisjes vazhdon të harxhohet, pavarësisht se nuk përdoret smartfoni.
Samsung lansoi linjën e re të smartfonëve ‘Galaxy S10’, duke përfshirë Galaxy S10, Galaxy S10e dhe Galaxy S10 + më parë këtë muaj. /Lajmi.net/
26/03/2019 02:01 PM
26/03/2019 05:09 PM
26/03/2019 04:55 PM
26/03/2019 01:05 PM
26/03/2019 04:14 PM
26/03/2019 07:29 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë