Përdoruesit e Samsung-ut duhet që ti fshijnë sa më parë këto aplikacione - Android

Get it on Google Play

Përdoruesit e Samsung-ut duhet që ti fshijnë sa më parë këto aplikacione - Android

Ekspërtët kibernetik kanë paralajmëruar pronarët e telefonave Android të fshijnë disa aplikacione që po rrezikojnë baterinë e telefonit. Këto aplikacione janë instaluar miliona here nga përdoruesit.

Janë identifikuar më shumë se 100 aplikacione mashtruese, të cilët dëmtojnë telefonin tuaj, përkatësisht “shterrin” batërinë e pajisjeve që kanë sistemin operativ Android, transmeton lajmi.net.

Aplikacionet në kamuflohen në formë lojërash, aplikacione arkëtuese, skanues kodesh dhe editor fotografish. Por të gjitha këto aplikacione përmbajnë një kod të quajtur “Soraka” të idendifikuar nga ekspertët e sigurisë.

Sipas ekspertëve të White Ops, këto aplikacione funksionojnë në atë formë mashtruese, e njohur si “mashtrim reklamash”.

Ata arritën të identifikojnë më shumë se 100 aplikacione të cilat ishin shkarkuar më shume 4.6 milionë herë .

“Ekipi i Inteligjencës White Ops Threat Intelligence kohët e fundit identifikoi 100+ aplikacione qëllimkëqija, me më shumë se 4.6 milionë shkarkime, duke kryer mashtrim reklamash”, shpjegoi raporti White Ops.

Sido që të jetë, kjo është lista e plotë e aplikacioneve, e publikuar nga ‘White Ops’:

/Lajmi.net/

01/01/2020 04:08 PM