Përdoruesit padisin kompaninë “Apple” - Ja çfarë po na ndodh me iPhone 6, 6S dhe 7 - Android

Get it on Google Play

Përdoruesit padisin kompaninë “Apple” - Ja çfarë po na ndodh me iPhone 6, 6S dhe 7 - Android

Gjigandi i teknologjisë Apple po përballet me një sërë padish penale nga klientë të pakënaqur me pajisjet që kanë blerë. Përdoruesit thonë se modelet iPhone 6, 6S dhe SE dhe 7 shfaqin vazhdimisht probleme në hapjen e disa aplikacioneve. Sipas tyre këto modele funksionojnë në mënyrë të ngadaltë, dhe akuzojnë Apple se po e bën […]

Gjigandi i teknologjisë Apple po përballet me një sërë padish penale nga klientë të pakënaqur me pajisjet që kanë blerë.

Përdoruesit thonë se modelet iPhone 6, 6S dhe SE dhe 7 shfaqin vazhdimisht probleme në hapjen e disa aplikacioneve.

Sipas tyre këto modele funksionojnë në mënyrë të ngadaltë, dhe akuzojnë Apple se po e bën vetë ngadalësimin e pajisjeve për ti detyruar përdoruesit të blejnë modelet më të reja.

Probleme ka shfaqur edhe jetëgjatësia e baterisë. Shumë përdorues të celularëve janë shprehur se celularët u fikeshin nesë nuk bënin përditësimin e software-it.

Pasi është vënë në dijeni për këto padi kompania Apple nuk ka patur asnjë reagim./lajmifundit.al/

28/12/2017 09:45 AM