Qindra qytetarë u mblodhën sot para Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër ndotjes së ajrit. Shumë prej tyre mbanin në dorë parullat si: “Ky ajër po ma nxen frymën”, “Nuk po mundem me marrë frymë”, “U ngufatëm, plasëm”, “Po du ajër”, “Shpend duaje Prishtinën”, “Helm” etj. Qytetarët po kërkojnë veprime konkrete nga udhëheqësit e vendit. Nuk duan të dëgjojnë vetëm fjalë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kushtuar ndotjes së ajrit