Edhe pse qentë njihen si kafshë besnike, kur ata nuk marrin trajtimin e duhur tërbohen. Pre e tërbimeve të tyre shpesh kanë qenë fëmijët, e fatkeqësisht disa prej tyre, si pasojë e kafshimeve të qenve kanë gjetur vdekjen. Qentë endacakë tash e sa vite janë një shqetësim për Kosovën. Disa herë është kërkuar ndonjë plan konkret për t’ua gjetur një zgjidhje atyre, por deri në këtë fillimvit nuk është marrë asnjë përgjigje.