Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it dhe ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, Lulzim Peci, ka dalë me një propozim interesant sa i përket shënimit të kufirit me Malin e Zi. Ai ka këshilluar që Marrëveshja për Demarkacionin të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para se të dërgohet për votim në Parlament. Por, Qeveria Haradinaj e hedh poshtë mundësinë që të ndodhë një veprim i tillë.