Qeveria shqiptare duket se ka kundërshtuar zyrtarishtë kërkesën e AMA nëpërmjet së cilës propozohet një ndryshim në ligjin nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk shprehet dakord me propozimin, parë në këndvështrimin buxhetor.
Gazeta Tema ka mësuar se qeveria ka argumentuar se tarifa e vendosur për përdorimin e aparateve televizive, përbën një nga burimet e financimit të veprimtarisë së Radio Televizionit Shqiptar, i cili është person juridik publik, jo fitimprurës, që kryen shërbimet e transmetimit publik në fushën e shërbimeve audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe si rezultat, tjetërsimi i destinacionit të tarifës për mbështetjen e aktivitetit të televizioneve private denatyron qëllimin e vendosjes së kësaj tarife.
Për më tepër, tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve televizive është një tarifë e përcaktuar në mënyrë eksplicite në nenin 11, pika b) e ligjit nr.9975/2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, dhe si e tillë është vendosur në atë masë që të mbulojë koston e shërbimit të ofruar nga RTSH.
Nese qeveri ai shkon deri ne fund ketij qendrimi duket se pronaret e televizioneve private nuk do perfitojne nga te ardhurat prej takses shterore te TV.
20/06/2018 04:23 PM
20/06/2018 01:54 PM
20/06/2018 02:20 PM
20/06/2018 08:06 AM
20/06/2018 11:03 PM
20/06/2018 08:10 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë