Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj konsideron se Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe (Asociacioni) nuk është prioritet, thonë se ka tema të tjera më urgjente dhe nuk ka ndonjë arsye për t’u ngutur. Javën e kaluar Haradinaj tha se nuk është marrë me ketë temë dhe nuk e ka pasur rend dite. Aludimet se Haradinaj po i hakmerret në këtë forme Listës Serbe pasi këta të fundit nuk votuan pro Demarkacionit, i ka hedhur poshtë shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.