Autoritetet kosovare synojnë ta bindin Bashkimin Evropian se kanë përmbushur edhe kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përmes një regjistri për luftën kundër krimeve serioze që flet për 7 vendime të formës së prerë, 39 raste të shënjuara, 30 aktakuza të ngritura dhe 23 raste që gjenden në shkallë të ndryshme të shqyrtimit gjyqësor. Për këto raste që po përmenden si numër, institucionet nuk kanë paraqitur në publik informata konkrete as për personat e përfshirë dhe as për veprat penale, shkruan sot Koha Ditore.