Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka pranuar dy versione të Statutit të “Trepçës” nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje. Krahas atij të shumicës së anëtarëve, një version me kërkesa shtesë është dërguar edhe nga anëtari i cili përfaqëson aksionet e punëtorëve në Bord, Shyqyri Sadiku, shkruan sot Koha Ditore.