Disa zyrtarë të Policisë së Kosovës janë grushtuar sot nga dy qytetarë në Klinë. Rastin për Gaztën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka treguar se dy persona janë arrestuar për këtë rast. Video ku shihen policët duke u grushtuar po qarkullon në internet.