RISIA - Buletin zgjidh “çmendurinë” online, ja platforma inteligjente që sjell revolucionin e lajmeve në shqip - Android

Get it on Google Play

RISIA - Buletin zgjidh “çmendurinë” online, ja platforma inteligjente që sjell revolucionin e lajmeve në shqip - Android

Duam apo nuk duam, ne prej kohësh jetojmë në një çmenduri mediatike për shkak të pafundësisë së informacionit që na bombardon çdo ditë me lajme të shumë llojshme të cilat i duam dhe nuk i duam, që i besojmë dhe nuk i besojmë, që na thonë të vërtetën dhe na gënjejnë… Jetojmë bashkë me to, […]

Duam apo nuk duam, ne prej kohësh jetojmë në një çmenduri mediatike për shkak të pafundësisë së informacionit që na bombardon çdo ditë me lajme të shumë llojshme të cilat i duam dhe nuk i duam, që i besojmë dhe nuk i besojmë, që na thonë të vërtetën dhe na gënjejnë…

Jetojmë bashkë me to, ku edhe pse e dimë dhe ja njohim pasojat këtij rreziku që sa vjen dhe akumulon forcën e tij goditëse duke pasur si synim përçajen opinionit publik mbi çështje delicate, formimin e mendjes njerëzore sipas asaj që shkruhet, transformimi i së vërtetës apo ndikimi në të përditshmen tonë.

Sado që mjaft iniciativa janë përpjekur t’i japin fund kësaj situate për të sjellë një instrument të ri, sërish kjo dëshirë e mirë ka ngelur në kuadër të iniciativës pa pasur mundësi të përçohet më tej.

Ndërkohë, përfundimisht duket se është menduar një formulë efikase për të luftuar legjendat metropolitane, për të anashkaluar informacionet e rreme, për të shmangur njoftimet që nuk i duam t’i lexojmë, për të bllokuar të rejat rreth njerëzve që nuk duam t’i shohim, për të eleminuar kategoritë që nuk duam t’i ndjekim, etj…

Kjo është bërë e mundur përmes një aplikacioni inteligjent të mirë studiuar, i cili  është krijuar me synim revolucionalizimin e mënyrës së të informuarit të shqiptarëve që jetojnë në mbarë botën.

I gjendur për t’u shkarkuar në IOS dhe Android, “Buletin” përmbledh të gjitha lajmet që doni të lexoni, nga burimet më të rëndësishme në vend, dhe i grupon ato sipas temave, duke ju dhënë mundësinë të zgjidhni të preferuarat tuaja.

Metoda e famshme e “5 W” e cila ka rezultuar mjaft efikase, tashmë është menduar që të mos jetë vetëm në dorë të gazetarëve kur servirin lajmin, por edhe të lexuesve të cilët mund të vlerësojnë vetë informacionin që duan të marrin.

Ajo që ka synuar “Buletin”, nuk është për të eleminuar portalet kryesore në vend, por për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të përzgjedhin se çfarë duhet të lexojnë prej tyre.

Në këtë mënyrë, larmishmëria e lajmeve të përcjella nga burime si: Gazeta TemA, Ballkan Ëeb, Top Channel,Klan Tv, Gazeta Express, Telegraf.com,  Opinion.al, Java Neës , Le Monde Diplomatique Shqip, Geek Room, e shumë të tjerë, përditësohet në kohë reale.

Ajo që vlen të përmendet, është pikësynimi ku Buletin kombinon një dizajn të pasur dhe përfshirës me një interaktivitet dhe lehtësi përdorimi unike, duke lejuar qytetarët të shijojnë artikuj që reflektojnë stilin dhe karakterin e burimit nga vijnë në një format të unifikuar.

Përmes kësaj gazete të personalizuar, është vetë qytetari që zgjedh nëse do Politikë apo Art , Financë apo Muzikë, Demokrat apo Socialist, të mirë apo të keq, etj.

Askush nuk ka aq shumë kohë për të humbur duke kaluar nga një ëebsite lajmesh në tjetrin pasi ky është një proces që zgjidhet më thjeshtë duke ju drejtuar Apple App Store dhe Google Play Store dhe duke shkarkuar aplikacionin “Buletin”.

Zhytuni, eksploroni, zbuloni dhe na tregoni për eksperiencën tuaj e cila padyshim që do të jetë mbreslënëse për syrin dhe e frytshme për trurin!(TemA)

01/05/2020 01:41 PM