Radio Televizioni i Kosovës ka ndërprerë transmetimin direkt të koncertit të Rita Orës pa kurrfarë sqarimi. Por, një sqarim pse ka ndodhur kjo e ka dhënë drejtori i TV'së, Lorik Arifaj. Ai në një postim në Facebook ka treguar se RTK ka pasur të drejtë t’i transmetojë vetëm dy këngë të Rita Orës. Mirëpo, KTV ka transmetuar thuajse të gjithë koncertin.