Raporti paraprak për zgjedhjet ka qenë kritik me televizionet shqipyare, për mënyrën se si ato e pasqyrojnë realitetin, dhe sidomos pronarët e tyre, që për interesat ekonomike, anojnë hapur politikisht.
“Media nuk pati pavarësi dhe nuk i shërbeu informimit të publikut”, tha gjatë konferencës për shtyp shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Audrey Glover.
Ajo shtoi se interesat e pronarëve që mbrojnë njërin krah politik, ndërhyjnë në redaksi duke shkatëruar politikat e pavarura editoriale.
Ndërsa në raportin e shkruar ku gjendet edhe një senksion që i kushtohet pasqyrimit të mbulimit mediatik të dy partive kryesore politike, bëhet edhe analiza se kë krah mbajnë televizionet.
“Dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative.
Në kontrast me to, News 24, e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive.
Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ.
Kanali publik, RTSH-1 është më neutral se mediat private, ku PS-ja u trajtua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral”, thuhet në deklaratë e misionit të OSBE-ODIHR.
01/07/2019 04:50 PM
01/07/2019 08:30 PM
01/07/2019 12:01 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë