Nëse nuk ndërmerren masa për të përmirësuar këtë gjendje, atëherë gjyqësori mund të shkojë drejt kolapsit. Kështu thuhet në raportin e fundit nga Zyra Kombëtare e Auditorit. Kritika të ashpra Auditori pati edhe ndaj KGjK’së, për mosefikasitetin në monitorimin e Gjykatave. Shqetësim ngriti edhe për numrin e madh të lëndëve civile që po i shtyn qytetarët të presin gjatë për shqyrtimin e lëndëve të tyre. Ky raport duhet të shërbejë si alarm për të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe, gjithashtu, konfirmon gjendjen e rëndë të Gjykatave në trajtimin e lëndëve civile. Janë këto disa nga komentet që për Gazetën Express i ka bërë ekspertja juridike Flutura Kusari pas raportit të Zyrës së Auditorit për sistemin gjyqësor në Kosovë.