Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ua ka kujtuar politikanëve kosovarë kohën kur ishin shumë afër që qytetarëve t’iu hiqet regjimi i vizave. Ai thotë se këshilla e paraardhëses së tij, Ulrike Lunacek, nuk u dëgjua kur ajo vazhdimisht bënte thirrje që të ratifikohej Marrëveshja me Malin e Zi. Soltes, një një intervistë për Express-in, duke e komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt se kosovarëve mund t'iu liberalizohen vizat në muajin mars, thotë se ndonjëherë premtimet e politikanëve nuk përputhen me realitetin. “Unë uroj fjalët e tij të jenë të vërteta, por ditët po kalojnë shpejt dhe nuk shoh shumë përparim”, ka sqaruar ai.