Barcelona do të jetë vendi ku do të nisë një tjtër revolucion i telefonisë celulare. Smartfonët do të braktisin formën e tyre të zakonshme dhe do të bëhen të përkulshëm porsi një libër, do të palose dhe gjithashtu mund të shërbejnë edhe si tablet. Në qytetin katalanas po vjen një një numër i madh i […]
The post Revolucion në teknologji, nxjerren jashtë loje smartfonët appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
Barcelona do të jetë vendi ku do të nisë një tjtër revolucion i telefonisë celulare. Smartfonët do të braktisin formën e tyre të zakonshme dhe do të bëhen të përkulshëm porsi një libër, do të palose dhe gjithashtu mund të shërbejnë edhe si tablet. Në qytetin katalanas po vjen një një numër i madh i kolosëve të teknologjisë, të markuar kryesisht “Made in China” që do të prezantojë telefonat e së arrdhmes.
Bëhet fjalë për MËC19, panairi që këtë vit e braktis emrin e vjetër Kongresi Botëror i Celularëve për t’u identifikuar vetëm me akronimin: një mënyrë për të hequr dorë përfundimisht nga “celularët” dhe për të përqafuar format e reja të lidhjes dhe komunikimit. Duke filluar nga teknologjia 5G, rrjetet e ardhshme celulare po përgatiten të lidhin miliarda objekte me Internet, nga frigoriferi tek makina, nga makinat industriale deri te dritat e qytetit.
Eventi do të mbahet të hënën më 25 shkurt, duke mbuluar një sipërfaqe prej 100 mijë metra katrorësh ku do të prezantojnë 2,200 kompani dhe priten më shumë se 100 mijë vizitorë nga 200 vende. Nga Qualcomm në Zte, nga Facebook në Google, duke kaluar nëpër sektorin e automobilave me BMË, Seat dhe Mercedes, teknologjitë e mëdha do të jenë thuajse të gjitha aty.
Protagonistët e kësaj fundjave do të jenë krijuesit e telefonave: Oppo, Huaëei dhe Xiaomi priten me vizionin e tyre për telefonat e përkulshëm. Një të tillë e ka paraqitur Samsung paraprakisht duke prezantuar “Galaxy Fold”.
Ekranet fleksibël, që lejojnë pajisjet të mbyllen si një libër, janë elementi që do të ndryshojë pamjen e telefonave: një revolucion i dytë që vjen 12 vjet pas fillimit, kur Steve Jobs zbuloi iPhone, duke filluar kështu tregëtinë gjigande të smartfonëve.
HMD Global do të zbulojë markën e parë elitare si edhe njihen telefonat e përkulshëm ndërsa LG do të prezantojë idenë e tij për palosjen: një ekran të dytë që qëndron në telefon për ta mbrojtur atë, dhe dyfishon madhësinë e ekranit kryesor.
Do të ketë telefona për të gjitha nevojat, nga ata të pathyeshmit në ata me kamer fotografike si të një aparati që do të vijnë nga vende si India dhe Algjeria.
5G është gjithashtu teknologjia më e re e cila do të fillojë të përdoret këtë vit përmes të ashtuquajturës “interneti në çdo gjë”. Sipas Gartner, objektet e lidhura do të jenë 14.2 miliardë në vitin 2019 dhe 25 miliardë në 2021.Burimi ansa.it
The post Revolucion në teknologji, nxjerren jashtë loje smartfonët appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
24/02/2019 01:20 PM
24/02/2019 02:17 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë